Lakra e kuqe është pjesë e tryezave shqiptare e është pjese e atyre perimeve të shijshme që mund të hahet e gjallë apo e gatuar.
Ky perim mbart vlera të fuqishme shëndetësore pasi është e pasur me fibra që ndihmojnë në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.
Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C duke e renditur më lart sesa portokallet për nivelin e kësaj vitamine. Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj. Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë, ndërsa kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe.
Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është superiore. Konsumimi i lakrës së kuqe stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë.
Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes. Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat. Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme. Lakra e kuqe ka aq shumë vitaminë C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.
Ky perim ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e enjtjeve. Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyce dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme. Por lakra e kuqe është e njohur edhe në aftësitë e saj çudibërëse në kurimin e osteoporozës. Sëmundjet kronike si Alzherimeri, Huntington, Parkinson etj prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrrimin e tyre, por lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.