Lajm i mirë për Milanin, rikthehet Ibra

0
Gjigandi

Zlatan Ibrahimoviç është gati të kthehet në fushë. Suedezi i Milanit po vazhdon punën e tij për t’u rikuperuar pas operacionit në gju majin e kaluar dhe për herë të parë sot luajti me topin në këmbë.

Një moment shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për Ibrën, i cili ka dashur ta ndajë këtë lajm me fansat e shumtë të kuqezinjve që e ndjekin në Instagram, përmes një Story.

Rikthimi i tij në skuadër do të ketë rëndësi të veçantë për trajnerin Pioli, me teknikun e kampionëve në fuqi që pret që sulmuesi t’i japë një dorë skuadrës në fundin e sezonit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu