Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia/ Babai: Djali nuk ka lidhje me vrasjen në Lushnje, të rishikohen akuzat

0
Gjigandi

Laert Haxhiu si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit është ende një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare.

Lidhur me akuzat babai i Laert Haxhiut thekson se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen pasi ka qenë jashtë vendit në momentin kur është kryer vrasja.

Sakaq ka kërkuar drejtësi dhe rishikim lidhur me akuzat.

“Nga prokuroria këtu, i ka ngritur akuza në mënyrë të padrejtë. Që nga programi që brenda 15 ditësh nuk merren parasysh zhvillimi i dosjes. Ne na bën me faj sikur kemi bërë vrasje. Djali im ndodhet në arrati. Nuk kemi mundësi të gjejmë drejtësi këtu. Prokurorja merr urdhra dhe thotë nuk keni ju të drejta. Ne kërkojmë vetëm drejtësi. E drejta jonë duhet të zbardhet me dëshmitë dhe me të gjitha procedurat që janë ngritur akuzat. Djali im kujt do t’i dorëzohet. Kësaj drejtësie të korruptuar. Djali im nuk ka lidhje me ngjarjen. Të shikohen të dhënat. Ai ka qenë jashtë vendit. Me dy personat nuk ka pasur asnjë konflikt, këtu ka filluar një proces me hipoteza dhe jo ngjarje akutale, që djali im të jetë me figurë. Të shikohet sistemi TIMS, ka kamerat e vendit të ngjarjes, janë dëshmitarët. Dëshmitarët kanë ndryshuar tre herë versionin. Atyre duhet tu merret deklarat e parë. Prokurori e shqyrtoi për 15 ditë dhe e çoi në Gjykatë. Kjo prokurori dhe kjo akuzë, kërkon që ne të na çojnë në vëlla vrasje të zhdukemi si njerëz. Pyesni prokuroren.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu