Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur pas moskalimit të rezolutës që njeh gjenocidin e kryer nga Serbia në Srebrenicë.
Ai tha se kjo ishte lojë e ndyrë e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rama theksoi se ata që e kritikojnë moskalimin e kësaj rezolute duhet të shohin përmbajtjen e tekstit të saj.
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se
“Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”.
“Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”.
“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!”
.