Kush ishte Mandela i Elbasanit me 2 milion euro në bankë në 97’-ën sot nipi në kërkim për vrasje

0
Gjigandi

Mbrëmjen e së mërkurës qyteti i Elbasanit u trondit s nga të shtënat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari, Madrit Ulqinaku.

Lidhur me këtë ngjarje policia arrestoi 18-vjeçarin Ejden Dino, ndërsa shpalli në kërkim Horgito Peqinin, i dyshuari kryesor për vrasje, i cili është nipi i Eduart Peqinit i njohur ndryshe si Mandela i Elbasanit, i cili ka qenë një nga krerët e bandave më të rrezikshme gjatë 1997-s.

“Mandela” ka kryer dënimin e dhënë nga drejtësia franceze, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe më pas u ekstradua në Shqipëri me burgim të përjetshëm. Sipas burimeve nga policia, mësohet se mbi Eduart Peqinin rëndojnë akuzat më të rënda, duke nisur që nga grabitjet me armë, rrëmbim personash dhe vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash, trafik droge e qeniesh njerëzore etj. Në një bankë në Francë janë sekuestruar 2 milionë dollarë me llogarinë e Mandelës, para që dyshohet se rridhnin nga trafiku i klandestinëve dhe prostitucionit. Eduart Peqini ishte një prej personave më të kërkuar nga policia shqiptare, për veprimtarinë e tij në vitin 1997. Ai u vetëquajt Mandela dhe krijoi një bandë prej 40 vetash gjatë trazirave të vitit 1997. Shumë shpejt ai u bë romi më i “famshëm” i Elbasanit dhe së bashku me anëtarët e bandës së tij janë dënuar për një numër të madh veprash penale, me 170 vite burg në total, me përjashtim të tij që është dënuar përjetë.

VENDIMI I EKSTRADIMIT

Gjykata franceze e ka dënuar me 8 vjet heqje lirie Mandelën, ndërkohë që në Shqipëri ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të rënda, nga vrasja e deri te djegia e kufomës. Interpol-Tirana pasi ka pritur për më shumë se 7 vjet, deri në përfundim të dënimit të tij.

RonaTyra

HISTORIA E KRIMEVE

Seriali i vrasjeve, rrëmbimit të personave, gjobe vënieve në Elbasan nisi në prill të vitit 1997 dhe vazhdoi me krime nga më të ndryshmet deri në shtator të atij viti. Gjithçka nisi mes “bandës së Mandelës” dhe “bandës së Cërrikut”. Kapoja i “bandës së Cërrikut”, Arjan Toska, kishte arritur të siguronte një informator në radhët e Mandelës. Enver Beqiri, i afërt i Mandelës, e paralajmëroi Arianin për betejën që e priste, ndërkohë që në takimin me të e informoi për lëvizjet kontrolluese të vëllait të Mandelës në afërsi të zonës së tij. Toska, duke kuptuar përfundimisht që lufta mes tyre ishte e pashmangshme, caktoi dy njerëzit e tij që të vrasin Gazmir Peqinin. Vdekja e vëllait qe një goditje e fortë për Mandelën, ndërkohë që thirri dy njerëzit më të besuar, Marashin dhe vëllain e tij, Vladimirin, dhe pa gjykuar rrjedhën e kësaj lufte vendosën t’i përgjigjeshin bandës rivale në shenjë hakmarrjeje.

Banda e “Mandelës” në vitin 1997

Banda e Eduart Peqinit, “Mandelës”, përbëhej nga 40 anëtarë që pothuajse të gjithë ishin në fis dhe familjarë të afërt të tij. Në organizimin e tyre kishte një hierarki absolute dhe zbatimi i porosive pa asnjë hezitim nga kryetari i saj, Eduard Peqini, i njohur me pseudonimin “Mandela”. Poshtë tij vinin katër vëllezërit të shoqëruar me kushërinj, të afërm dhe lidhje shoqërore të besuara, të cilët sipas detyrave të ndara bënin studimin e shpejtë, lëshonin rekomandimet te “kapoja” dhe rekrutoheshin. Mbi bazën e vlerësimeve u jepeshin edhe “titujt”, duke imponuar seriozitetin e veprimtarisë së grupit dhe kryerjen me besnikëri të detyrës. Mandela organizoi njerëz të afërt, të besuar, të cilët të maskuar lëviznin në zonat rivale për të siguruar informacion të nevojshëm, kryesisht femra dhe që kishin dhënë prova se ishin të afta të kryenin detyra të tilla. Nga ana tjetër vendosi rregulla të forta për ruajtjen e sekretit, duke përcjellë mesazhin e frikshëm të ekzekutimit ndaj çdo personi që tradhtonte.

Arratisja dhe arrestimi

Duke u ndier i rrezikuar, pasi “luftën” më të madhe e kishte me Bandën e Cërrikut, Mandela së bashku me katër vëllezërit e tij do të linin Elbasanin dhe do të arratiseshin në Greqi, më pas në Itali dhe në fillim të vitit 1999 do të kapërcenin kufijtë italianë për t?u vendosur në Francë. Largimi i tyre erdhi si pasojë e informacioneve të siguruara nga elementë të korruptuar në radhët e policisë, të cilët arritën t’i njoftonin kriminelët për operacionin që përgatitej për arrestimin e tyre. Edhe në Greqi, Mandela do të ndiqej nga kundërshtari i tij, që kishte mësuar vendndodhjen e bërthamës së grupit. Në vitin 2001, policia franceze realizoi arrestimin e tij, ndërkohë në nëntor të vitit 2009, Eduard Peqini ekstradohet nga Franca në Shqipëri. Mandela ishte dënuar edhe në Francë për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe të prostitucionit. Përveç vendimit të Gjykatës franceze, ekstradimi i Mandelës pengohej edhe nga mungesa e shenjave të gishtave, si edhe elementeve të tjera në dosjen e tij, që u dërgua fillimisht në Francë nëpërmjet Ministrisë sonë të Drejtësisë. Më vonë, dosja u ripunua dhe u dërgua sërish, ku u aprovua ekstradimi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu