ZVICER – Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar skuadrat ruse (në total pesë) nga të gjitha Kupat e Europës vitin e ardhshëm krijon hapësira përfitimi për disa skuadra.
Në të vërtetë, sa i përket C1, është kampioni skocez është ai që do të trashëgojë vendin e kampiones ruse dhe do të kualifikohet drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Champions League.
Trabzonspor, i kurorëzuar në Turqi këtë fundjavë, do të ketë vetëm një raund tjetër për të kaluar në grupe, ndërsa kampionët e Kroacisë dhe Zvicrës, që duhet të kishin nisur përballjet në raundin e parë kualifikues, do të kalojnë menjëherë në të dytin.
Sa i përket Europa League, skuadra fituese e kupës së Serbisë do të bëjë hapin më të madh përpara: nga turi i dytë i kualifikimeve do të kalojë në turin e tretë në Europa League. Ndërsa fituesit e kupës së Turqisë dhe Danimarkës do të kenë vetëm një raund tjetër “play-off”-i për të vazhduar konkurrimin e tyre.
Në futbollin për femra, pasojat janë minimale, pasi pasojat kanë të bëjnë vetëm me kampionët e Armenisë dhe Luksemburgut, të cilët nuk do të kenë më një tur paraeliminator për të luajtur.