Kunis dhe Kutcher tashmë kanë grumbulluar mbi 15 milionë dollarë për t’i ndihmuar refugjatët ukra…

0
Kunis dhe Kutcher tashmë kanë grumbulluar mbi 15 milionë dollarë për t’i ndihmuar refugjatët ukra…
Gjigandi

Çifti hollivudian, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, ditë më parë nisën të grumbullojnë fonde për t’i ndihmuar refugjatët ukrainas.

Objektivi i dy aktorëve është që të arrijnë shumën prej 30 milionë dollarësh (27.4 milionë euro) për t’u dalë në ndihmë njerëzve të larguar nga Ukraina, që në fakt është edhe vendi i origjinës së Kunis.

Me ndihmën e fushatës

GoFundMe

, ata nisën grumbullimin e mjeteve për ta ndihmuar vendin e sulmuar nga Rusia, ndërsa tashmë kanë mbledhur më shumë se gjysmën e shumës që e kishin caktuar si objektiv.

RonaTyra

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kutcher ka treguar se është kaluar shuma prej 15 milionë dollarësh (13.7 milionë euro) dhe i ka falënderuar të gjithë që janë duke ndihmuar.

Ndryshe, Mila Kunis – e cila me familjen e saj është vendosur në SHBA në moshën shtatëvjeçare – ka lindur në qytetin Chernivtsi më 14 gusht 1983.

“Gjithmonë e kam konsideruar veten amerikane, por sot si kurrë më parë nuk kam qenë kaq krenare që jam ukrainase”, kishte thënë aktorja pas rezistencës së Ukrainës kundrejt sulmeve ruse. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu