Edhe pse në muajin e dytë të stinës, pranvera duket ende larg në Kukës, ku vazhdojnë reshjet e borës në zonat malore dhe temperaturat e ulëta në qytet.
Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Veç reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat e ulëta të Kukësit gjatë këtyre ditëve.
Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën rrezikun e rënies së gurëve dhe inerteve.
Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht. Kontraktorët janë në gatishmëri për pastrimin e rrugëve në qytet dhe në zonat rurale.
Mungesë të energjisë elektrike ka në fshatrat Shtrezë, në njësinë administrative Grykë-Çaj dhe Bushtricë. Ndërkohë që ndërprerje të energjisë ka dhe në qytetin e Kukësit.