​Kryetari i ri i PD-së, mbyllet procesi i votimit në Fier, Gjirokastër e Lezhë

0
​Kryetari i ri i PD-së, mbyllet procesi i votimit në Fier, Gjirokastër e Lezhë
Gjigandi

Procesi i votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa qytete të vendit dhe ka nisur numërimi.

Në Gjirokastër kanë marrë pjesë 65 për qind e votuesve ndërsa në Lezhë kanë votuar 900 anëtarë, në Kurbin kanë votuar 1188 ndërsa në Mirditë 480 anëtarë. Edhe në Gjirokastër ka nisur procesi i numërimit.

Në Korçë ndërkohë ka pasur një pjesëmarrje relativisht të ulët dhe ka përfunduar edhe numërimi i votave ku Berisha ka marrë 484 vota duke lënë shumë pas kandidatin tjetër Ibsen Elezin me 32 vota në total.

Devolli gjithashtu ka përfunduar me numërimin e votave ku Sali Berisha ka marrë 1082 vota, ndërsa Ibsen Elezi 135 vota. 8 vota të tjera u shpallën të pavlefshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu