Kryeministri Hoti fton sërish opozitën në takim

0
Gjigandi

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit që ka pasur të hënën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje sërish partive opozitare që të pranojnë të takohen për të diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti ka thënë para gazetarëve se platformën e dialogut, të cilën e ka bërë publike në Akademinë e Shkencave disa ditë më parë, ia ka prezantuar edhe presidentit në takimin e së hënës.
“I ftoj edhe sot ata të pranojnë të takohen, të na dëgjojnë se çfarë kemi për të thënë për procesin e dialogut. Do të mundohem të krijojë një konsenues të gjerë mes forcave politike për këtë proces shumë të rëndësishëm”, ka thënë Hoti.
“Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë në këtë proces. Rolet i kemi të qarta sa i përket procesit të dialogut”, ka shtuar mes tjerash ai.
Hoti ka folur edhe për kompetencat e udhëheqjes së dialogut me Serbinë, duke thënë se “kompetencat e presidentit dhe të kryeministrit në këtë proces janë qartësuara nga Kushtetuta”.
Për dialogun, Hoti ka thënë se do të konsultohet edhe me anëtarët e shoqërisë civile.
Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu