Kryemafiozi shpallet në kërkim nga familja, xhaxhai ‘ngre në këmbë’ policinë: Më ka humbur nipi

0
Gjigandi

I shumëpërfoluri i botës së krimit Ervis Martinaj dyshohet s ka humbur kontaktet me familjarë, pasi prej kohës kërkohej nga policia.

Burime për median bëjnë me dije se xhaxhai i tij, Faik Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse 40-vjeçari është në kërkim ndërkombëtar nga policia.

Është për t’u habitur fakti se si familjarët e Martinajt nuk kanë qenë në përgjim, kjo duke u bazuar në deklaratën nga xhaxhai i tij i cili pretendon se ka folur në mënyrë të vazhdueshme në telefon me nipin e tij Ervis Martinaj. Si ka mundësi që një shpallur në kërkim ndërkombëtar nuk i hetohen dhe lidhjet familjare për të bërë të mundur zbulimin e venndodhjes dhe çuarjen pas hekurave pasi shumë plane sipas burimeve janë duke e kërkuar.

Pak para disa javësh, më 17 korrik mbeti i vrarë në një atentat nipi i tij, Brilant Martinaj.

Po kush është Ervis Martinaj?

RonaTyra

Martinaj është një emër i njohur i botës së krimit në kryeqytet. Emri i tij është lakuar shpesh pas vitit 2013.

Martinaj ka qenë oficer policie por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit, si dhe është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazi. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Gjithashtu Martinaj, kishte kërcënuar në 20 tetor 2013 shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë. Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Gjithashtu Ervis Martini u përfshi në një konflikt me armë zjarri gjatë orëve të vona të 8 korrikut në një lokal në Dhërmi. Nga të shtënat, fatmirësisht, nuk ishte të lënduar

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu