Përmbytjet/ Bashkia Shkodër: 1685 hektar gjenden nën ujë, u evakuuan 26 familje

0
Gjigandi

Bashkia Shkodër ka bërë publik bilancin e përmbytjeve si pasojë e motit të keq, ku 1685 hektar gjenden nën ujë.

Po ashtu deri më tani janë 26 familje të evakuara nga Guri i Zi, Bërdica, Lagja 4 dhe Lagja 1. Në 5 banesa në Ajasem ka prezencë uji.

Përmbytje të shumta u raportuan në vend si pasojë e reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit. Zonat më problematike u raportuan në Shkodër dhe Lezhë, me toka dhe banesa të përmbytura.

Njoftimi i Bashkisë:

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 22.11.2022:

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.67 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.90m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1685Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

  1. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 26 familje të evakuara, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 5 banesa:

  1. Lagja Nr.4, 5 banesa (Ajasem)

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu