Kroos shpjegon tërbimin me gazetarin: Finalet fitohen, nuk bën mu*in në to

0
Kroos shpjegon tërbimin me gazetarin: Finalet fitohen, nuk bën mu*in në to
Gjigandi

Toni Kroos-it nuk i pëlqyen pyetjet e një gazetari gjerman, pas finales së Champions League, të shtunën e kaluar. Në lëndinën e “Stade de France”, një reporter i televizionit gjerman e pyeti mesfushorin e Real Madrid nëse ishte i befasuar që Liverpool kishte dominuar ndeshjen.

Diçka që nuk i ka pëlqyer futbollistit, i cili është përgjigjur me force: “Ke pasur 90 minuta kohë dhe dy pyetje kaq të këqija të vijnë në mendje.” Tani, ditë pas kësaj, Kroos i është referuar incidentit në podcastin “Einfach mal luppen”, në të cilin bisedon me vëllain e tij Felix për shumë tema çdo javë.

Këtë herë ka ardhur koha të rikujtojë momentin me gazetarin gjerman, pasi fitoi Champions League. Pse u zemërua lojtari i Real Madridit? “Mund të pyesni: Si e patë lojën? Nuk do të kisha thënë se i vendosëm me shpatulla pas murit nga minuta e parë deri në minutën e 90-të.

Unë jam i pari që them se ishte një lojë e ngushtë dhe Liverpool-i ndoshta kishte disa shanse më shumë. Por ne e fituam ndeshjen, si në muajt e fundit. Nuk doja të dëgjoja se fituam padrejtësisht.

Ju nuk bëni m*tin në një finale, duhet ta fitoni atë, – shpjegoi mesfushori më tej. – Në atë kohë, unë thjesht isha i inatosur. Po, po, isha i inatosur me të. Sigurisht që duhej të kalonim dy-tri faza presioni, edhe unë ia thashë kur bëri pyetjen.

RonaTyra

Kjo është normale. Çfarë prisni, që ne të dominojmë Liverpool-in gjatë 90 minutave?! Ata janë një ekip i klasit botëror. Ne duhej t’i mposhtnim dhe kështu bëmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu