Barcelonë- Risi për Camp Nou-n. Tashmë ai nuk do jetë hapur vetëm për ndeshje, por edhe për dasma. Pse jo? Fundja lekë janë.
Pasi vendosën ta quanin stadiumin “Camp Nou Spotify”, tani drejtuesit e Barcelonës kanë shkuar deri aty sa t’i lëshojnë me qira ambientet e impiantit prej thuajse 100 mijë vendesh për dasma apo evente të ndryshime familjare. Madje duke publikuar edhe çmimet për ambiente të veçanta, që nga fusha e blertë e deri në tarracë.
Barcelona u ka ofruar tifozëve mundësinë për të luajtur për një tarifë prej 300 eurosh për të luajtur në “Nou Camp”, por as interesimi i fansave për të fiksuar momentet duke luajtur futboll në terrenin e këtij stadiumi nuk mjafton për ta shpëtuar klubin nga problemet financiare.
Sipas faqes së internetit të klubit, tifozët do të hyjnë në fushën e lojës nga i njëjti tunel ku kalojnë heronjtë e tyre të Barcelonës dhe do t’u garantohen të paktën 40 minuta lojë. Pas ndeshjeve, shikuesit do të mund të bëjnë dush dhe të ndërrohen në dhomat e zhveshjes.