Kristi deklaron hapur se banori i tij i preferuar në BBV është Luizi

0
Gjigandi

Kristi është një ndër ata banorë i cili duket se ka preferuar të mbajë të njëjtën linjë në marrëdhënie me të gjithë banorët në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Por deklarata e tij e fundit na habiti paksa!

Edhe pse është dukur gjithmonë më i afërt me Oltën, ditën e sotme ai pranoi hapur se banori i tij i preferuar brenda shtëpisë është Luiz Ejlli. Madje sipas tij, ai e kupton më mirë se çdokush tjetër aty.

Në këtë moment ka ndërhyrë Kiara duke thënë se të njëjtën gjë ai ka thënë për të gjithë. Por Kristi u shpreh se humori të cilin e ka pasur me disa nga banorët, është diçka krejt ndryshe nga ajo që ka me Luizin.

Më pas Kiara e pyeti nëse këngëtari e kupton më mirë se Olta dhe pa hezituar Kristi tha “po”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu