Përdoreshin për ushtrim prostitucioni, bllokohen 2 lokale dhe 1 hotel, arrestohen katër pronarët

0
Gjigandi

Policia e Fierit ka vënë në pranga katër shtetas nga mosha 63 deri në 71 vjeç të cilët kishin shndërruar bizneset e tyre në qendra të ushtrimit të prostitucionit. Ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetasit e arrestuar, të cilët akuzohen për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”

Të arrestuarit:

-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;

-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen  “Kastriot”;

RonaTyra

-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.

Gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023 ata kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Gjithashtu nisi procedimi penal për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu