Krimi makabër në Itali/ 19-vjeçari masakron babain, ia copëton trupin me thikë

0
Gjigandi

Një krim makabër ka ndodhur në Milano, ku një 19-vjeçar me probleme psikiatrike ka vrarë dhe më pas copëtuar në pjesë babanë e tij Antonio.

Gianluca Loprete pasi e vrau të atin 57-vjeçar, ka qenë vetë ai i cili dhe ka identifikuar krimin në komisariat.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia e ka gjetur të riun në gjendje shoku dhe kufomën e babait të tij në dhomën e gjumit me kokë të prerë. 19-vjeçari është arrestuar për vrasje të rëndë me dashje dhe për përbuzje të një kufome. Babë e bir jetonin së bashku, ndërsa nëna e 19-vjeçarit jetonte në Austri.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu