Krim i rëndë në familje, dyshohet se djali ka vrarë babain me sëpatë

0
Gjigandi

Ditën e sotme rreth orës 16:50 një vrasje makabër ka tronditur Fushë Kosovën. Krimi ka ndodhur brenda një familje ku dyshimet e para janë mbi djalin e shtëpisë i cili i ka prerë kokën prindit me sëpatë, megjithatë këto informacione deri më tani nuk janë konfirmuar ende në polici dhe prokurori.

Njoftimi i plotë:

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, tha zedhenesi i Policise se Kosoves, Daut Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu