Sot SHFMU “Salih Bytyçi” në Shkozë, e ka shënuar ditën e shkollës, ku krahas nxënësve, mësimdhënësve e banorëve të këtij fshati, mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, e cila e ka uruar këtë shkollë, me rastin e ditës së saj.
“Në këtë shkollë është duke u bërë një punë e mirë dhe në emër të drejtorisë që drejtoj, ju përgëzoj për këtë, sepse po bëni çdo gjë që është e mundur për të ofruar një mësim cilësor për nxënësit.
Për këto të arritura, për këto shënime të ditëve të shkollave e organizimeve tjera, meritor janë dëshmorët, invalidët e veteranë e luftës, të cilët sakrifikuan e derdhen gjakun e tyre, për lirinë tonë, për shkollën tonë, për fëmijët tani, e në mesin e tyre edhe dëshmori i kombit Salih Bytyçi, emrin e të cilit e me krenari e mbanë kjo shkollë”,
tha mes tjerash drejtoresha e DAE në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila në fund edhe ndau mirënjohje për shkollën dhe familjen e dëshmorit Salih Bytyçi.
Paraprakisht, për historikun e kësaj shkolle dhe të arriturat e saj, foli i drejtori i shkollës, Arben Bytyçi, ndërsa në fund, nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur edhe një program kulturor dhe artistik.