KQZ ultimatum 94 partive: 20 ditë afat të paguani gjobat e bilanceve financiare

0
KQZ ultimatum 94 partive: 20 ditë afat të paguani gjobat e bilanceve financiare
Gjigandi

Rreth një vit më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndëshkoi me gjoba 1 dhe 2 milionë lekë 106 parti që nuk dorëzuan raportet financiare për vitin 2020 dhe 50 mijë lekë për katër parti të tjera që i patën dorëzuar ato me vonesë.

Por edhe pse ka kaluar thuajse një vit, gjobat nuk janë shlyer. Sipas KQZ, 94 partive politike nuk u është gjetur adresa, për shkak të shënimeve të pasakta në Gjykatën e Tiranës. Po ashtu Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë.

Me anë të një njoftimi KQZ, ka lënë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre.

Njoftimi i KQZ:

Adresat e pasakta të selive, 94 parti politike duhet të ekzekutojnë sanksionin administrativ të vendosur nga KShZ

RonaTyra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.
KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë.

Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre.
Shkresa me emrat e 94 partive politike që i’u është drejtuar shkresa nga KQZ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu