Gjyqtari i Tiranës Gerd Hoxha ka kaluar edhe fazën e dytë të vetingut, pasi kaloi fazën e parë në 3 qeshor të këtij viti.
Këshilli i Posaçëm i Apelimit deklaroi se gjyqtari Hoxha, ka arritur nivel të besueshëm në tre kriteret e rivlerësimit dhe nuk cenuar besueshmërinë tek sistemi gjyqësor. Gjithashtu KPA ka theksuar se vendimi i Këshillit të Posaçëm të Kualifikimit është i drejtë dhe duhet lënë në fuqi.
KPA:
Në përfundim trupi gjykues, subjekti i rivlerësimit Gerd Hoxha, ka arritur nivel të besueshëm në tre kriteret e rivlerësimit dhe nuk cenuar besueshmërinë tek sistemi gjyqësor. Trupi gjykues i KPK në 3 qeshor, i cili ka vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit Gerd Hoxha, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi. Ky është vendimi përfundimtar.