Kosovë-Serbi/ Takimi në Washington, Çollaku: Fokusi, ekonomia!

0
Gjigandi

Zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Washington të paralajmëruar për 27 qershor, konfirmohet nga zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i kabinetit të tij dhe këshilltari kryesor, Bekim Çollaku, tha për REL se delegacioni i Kosovës është përgatitur tashmë për këtë takim.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës vjen i përgatitur që të diskutojë për këto çështje, por edhe për çështjet tjera që mund të ngrihen në takim“, tha Çollaku.
Delegacionin e Kosovës e përbëjnë presidenti Thaçi dhe kryeministri i porsazgjedhur Avdullah Hoti. Pala serbe ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se kush do të jetë në delegacionin e saj. Takimi në Shtëpinë e Bardhë është organizuar nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pas marrjes së garancive se do të ndalohet fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe kërkesat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Grenell e theksoi se takimi në Shtëpinë e Bardhë është rast që t’i hapen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve dhe shpreson që krerët e Kosovës dhe të Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë rast për kthim në dialog.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu