Kosova krenohet me të, fytyra e Rita Orës tashmë edhe në pullat postare

0
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që i ka dhënë jehonë Shqipërisë me sukseset e saj, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen, qoftë në intervista apo edhe në projekte muzikore. Por siç duket Kosova ka menduar t’i bëjë yllit shqiptar një surprizë të veçantë në ditën e saj të lindjes. Më 26 nëntor imazhi i saj do të lëshohet në qarkullim në pullat postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Me rastin e lancimit të kësaj pulle postare, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu ka shprehur mirënjohje për Rita Orën.

“Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore. Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë“, ka thënë Kadiu.

Ora ka shfrytëzuar çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar./dosja.al

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu