Kosova dhe Unioni Arab me bashkëpunim e rekomandime për ndryshimet klimatike

0
Kosova dhe Unioni Arab me bashkëpunim e rekomandime për ndryshimet klimatike
Gjigandi

Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”, ka përfunduar me deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Unionit Arab, rekomandime, si dhe iniciativën për “Ambasadorë të Natyrës”.

Konferenca dy ditore uorganizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis me seli në Kajro të Egjiptit.

Zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha tha se janë duke punuar në ligjin për ndryshimet klimatike dhe strategjinë për de-karbonizim, të cilat do të përfundojnë deri në fund të këtij viti, si dhe po angazhohen në planin e veprimit për ndryshimet klimatike.

Ajo gjithashtu ka lexuar deklaratën e Kosovës dhe Unionit Arab për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis, për iniciativën “Ambasadorë të Natyrës”.

Çavdarbasha: Ambasadorët e Natyrës, mundësi për të qenë udhëheqës mjedisor të së ardhmes

RonaTyra

“Fillimi i programit të ambasadorëve përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme që të kontribuojmë në fuqizimin e të rinjve për të qenë udhëheqës të ndryshimeve dhe udhëheqës mjedisor të së ardhmes. Vizioni i kësaj iniciative është forcimi i ndërtimit të një partneriteti efektiv strategjik ndërmjet qeverive dhe OJQ-ve që merren me mjedisin duke ofruar mbështetje teknike dhe njohuri përmes një procesi i cili mbështetët një rrjetëzim në shkëmbim të përvojave. Përmes kësaj iniciativë do të përcillen mesazhe si ndërgjegjësimi i shoqërisë, përkrahja e kulturës, dashurisë dhe interesimit për natyrën, mbështetja e përpjekjeve në punë të qëndrueshme mjedisore, forcimi i përpjekjes për ruajtjen e mjedisit dhe puna për të reduktuar degradimin e habidateve natyrore dhe për të ndaluar humbjen e biodiversitetit, si dhe marrja e rolit për të reduktuar pozitiv”,

tha ajo.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili derisa lexoi deklaratën e përmbylljes, tregoi për ecurinë e konferencës, ku tha se palët janë zotuar që të thellohen edhe më shumë bashkëpunimi në mes tyre.

Ismaili: Palët u dakorduan për ndërmarrjen e disa iniciativave

“Në këtë takim palët u dakorduan për ndërmarrjen e disa iniciativave, si iniciativa për transformimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile në energji pa lëndë djegëse, si iniciativë e në fushën e shëndetësisë, një iniciativë në fushën e arsimit, një iniciativë për përdorimin optimal të burimeve natyrore dhe iniciativën ambasadorët e natyrës. U ra dakord që ambasadori Beqir Ismaili të jetë kondensator i këtyre iniciativave”,

tha ai.

Sekretari gjeneral i Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis – Egjipt, Ashraf Abdel Aziz, lexojnë rekomandimet nga konferenca ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë.

Aziz: Duhet zhvilluar strategji bujqësore për të përballuar efektet e ndryshimeve klimatike

“Shtimi i koncepteve dhe aplikimeve të ekonomisë së gjelbër në kulikulat shkollore. Krijimi i një vargu të lehtësimeve për instalimin e stacioneve të energjisë diellore dhe përfshirja e sektorit privat në këtë drejtim. Zhvillimi i një strategji të çartë bujqësore për të përballuar efektet e ndryshimeve klimatike. Koordinimi ndërmjet ministrive dhe agjencive që kanë të bëjnë me bujqësinë për të marrë rezultatet efektive për trajtimin e ndryshimeve klimatike. Krijimi i një fushate ndërgjegjësimi shëndetësore të mbështetur nga Unioni Arab për zhvillim të qëndrueshëm, për përfundimin e ekzaminimeve mjekësore që qytetarët me nevojë, ndërgjegjësimin dhe shkëmbimin e përvojave mes mjekeve në këtë drejtim. Krijimi i një synimi vjetorë në fushën e kërkimit, projekteve dhe nismave mjedisore për projektet më të rëndësishme miqësore në mjedisin, që do të shpallet nga një komision ekspertësh nga të dyja palët”

, tha ai.

Aziz ka thënë se kanë diskutuar për problemet mjedisore dhe bujqësore që rezultojnë nga ndryshimet klimatike dhe se duhet të krijohet një kanal i komunikimit shkencore ndërmjet Unionit Arab dhe ekspertëve kosovarë.

Krahas pjesëmarrjes në konferencë, Unioni Arab pati takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu