Një 15-vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi u kap me dorezë metalike.
I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në fshatin Dvoran, Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në fshatin Dvoran, i gjetën një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.