Korçë/ Arrestohen ‘shitësi dhe blerësi’ i kanabisit; njërit prej tyre iu gjet në banesë…

0
Gjigandi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për trafik kanabisi. Shtetasit me inicialet N. D., 21 vjeç dhe E. K., 36 vjeç po ushëtonin me një automjet tip ‘Land Rover’. 36-vjeçari dyshohet se i kishte shitur të riut një sasi lënde narkotike që iu gjet në makinë.

Gjatë kontrollit të banesës të “shitësit” u gjet një sasi tjetër me lëndë narkotike tip kanabis, një grirëse dhe një sasi municioni luftarakkëtyre personave janë gjetur kanabis si dhe municione armësh.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. U kap me një sasi kanabisi, në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 21-vjeçari. Arrestohet në flagrancë edhe pasagjeri në automjet, pasi dyshohet se i kishte shitur 21-vjeçarit, sasinë e kanabisit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti një tjetër sasi droge dhe municion luftarak. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla. Si rezultat, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. D., 21 vjeç, banues në Bilisht dhe E. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, i kanë ndaluar ata në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Land Rover” me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin E. K., u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën 21-vjeçari dyshohet se ia kishte blerë shtetasit E. K. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi N. D. e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. K., u gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu