Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka kryer kontrolle masive në territorin e qarkut Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.
Në përmbyllje të operacionit, policia ka arrestuat në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran të Fierit pasi në banesën e tij janë gjetur 22 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, të kultivuar në kubikë.
“Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Wide”, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore të Policisë së Fierit dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt Fier”, ka shtuar policia.
“37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1,874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj”, ka bërë të ditur policia. /abc24.al/