Studimet shkencore kanë konfirmuar se yndyrnat dhe kaloritë tek ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e shfaqjes së shumë problemeve shëndetsore.
Obeziteti: Ushqimet e pasura me yndyrna, kanë shumë kalori. Nëse hani ushqime të skuqura rregullisht, atëherë gjasat që të bëheni obezë ose mbipeshë janë shumë të larta.
Një studim i vitit 2013 i publikuar në revistën “Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases” zbuloi se konsumi i ushqimeve të skuqura më shumë se katër herë në javë rrit rrezikun e shfaqjes së obezitetit ndjeshëm më shumë në krahasim me ata që konsumojnë ushqime të tilla më pak se dy herë në javë.
Goditjet në tru: Goditja në tru është një nga sëmundjet më të përhapura në vendet ku konsumohen shumë ushqime të skuqura. Nëse konsumoni ushqime të skuqura të paktën gjashtë herë në javë, gjasat e goditjes në tru rriten në 41% në krahasim me njerëzit që hanë ushqime të tillë më pak se një herë në muaj.
Nëse i skuqni ushqimet në yndyrna të ngopura siç janë gjalpi, dhjami ose vaji i arrës së kokosit, do të jeni më të predispozuar të keni
kolesterol
të lartë dhe të vuani nga sëmundjet e zemrës.
Diabeti:
Një studim i publikuar në “Diabetes Care” zbuloi se konsumi i rregullt i ushqimeve të skuqura është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me diabetin e tipit 2.
Kanceri: Kufizimi i sasive të të skuqurave ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së kancerit të prostatës. Një studim i publikuar në Qershor të 2018-ës në revistën mjekësore ‘Prostata’, tha se njerëzit që hanë ushqime si: petulla, peshk, pulë, patate të skuqura një herë në javë janë më të rrezikuar ndaj kancerit të prostatës në krahasim me ata që hanë ushqime të tilla më pak se një herë në javë.
Burimi: Nutrients