Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, përfaqësuesin e kompanisë së derivateve “Kastrati”, Kushtrim Kastrati. Me këtë rast Kastrati ka dhuruar 1100 maska.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Kushtrim Kastratin për këtë donacion të ofruar dhe ka theksuar se përkrahja që po bëhet nga bamirësit në këtë kohë pandemie është shumë e mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e luftimit me COVID-19.
Maskat do të ndahen për institucionet e Komunës së Drenasit.