Kompania hekurudhore italiane Ferrovie dello Stato Italiane (FS) tha të mërkurën se kishte ndaluar përkohësisht disa shërbime të shitjes së biletave pasi ekziston frika se ishin vënë në cak nga një sulm kibernetik.
“Që nga mëngjesi i sotëm, në rrjetin kompjuterik të Trenitalia dhe RFI janë zbuluar elemente që mund të lidhen me një ‘infeksion’ kriptolocker
“, tha kompania në një deklaratë.
“Rrjeti aktualisht është duke u kontrolluar”.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA citoi burime të paidentifikuara të sigurisë të kenë thënë se lloji i sulmit sugjeronte se ishte vepër e hakerëve rusë. E kontaktuar nga Reuters, ministria e brendshme nuk pranoi të komentojë mbi raportin.
Kompania e kontrolluar nga shteti tha se kishte pezulluar shitjen e biletave në zyrat e saj dhe makinat e vetë-shërbimit në stacionet e trenave si masë paraprake, derisa shitjet në internet po funksionin si zakonisht.
Ndërprerjet nuk ndikuan në trafikun hekurudhor, që po funksiononte pa probleme, shtoi FS.