Kokaina brenda bananeve në Durrës/ Reagon kompania: Nuk dinim gjë, grupet kriminale po na përdorin

0
Gjigandi

Në një sasi prej 33 kg kokainë është kapur ditën e djeshme në Portin e Durrësit, në një kontejner që mendohet se vinte nga Ekuadori.

Lidhur me drogën e gjetur brenda kontejnerit, ka reaguar kompania pritëse e bananeve ku mohon që të jetë përfshirë në trafikimin e kokainës.

Kompania deklaron se nuk kanë pasur dijeni për prezencën e kokainë brenda arkave me banane, dhe se grupet kriminale po  përdorin linjën pa dijeninë e tyre.

Sakaq thekson se ky aktiviteti po u shkatërron biznesin.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi pasi neve si kompani porosinë e bëjmë në rrugë elektronike dhe s’jemi fizikisht në Ekuador. Nga ta dimë neve se çfarë kanë arkat brenda?! Mund ta linit ngarkesën të mbërrinte në magazinat tona dhe nëse neve zbulonim se kishte kokainë dhe se raportonim atëherë kjo përbënte shkelje ligjore. Ne presim banane, se çfarë ka kontejneri brenda nuk kemi se si ta dimë. Grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë tonë. Ky është një problem për ne sepse na shkatërron biznesin. Ne jemi të pafajshëm pasi s’kemi asnjë dijeni për lëndën narkotike“, kanë deklaruar përfaqësuesit e kompanisë pritëse të bananeve me seli në Tiranë.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu