Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas hallakamës së fundit të krijuar në futbollin kosovar.
Institucioni më i lartë i sportit në vend ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që t’i zbarkojë aktet normative të saj bazuar në dispozitat e dala nga Ligji i Sportit.
Së fundmi, shtëpia e futbollit kosovar mori kritika të ashpra pas vendimit që e mori për thirrje të Kuvendit të Rregullt Zgjedhor më 6 prill.
FFK-ja e bëri këtë paralajmërim vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa kritikët thanë se në bazë të rregulloreve duhet së paku dy muaj më herët të thirret Kuvendi Zgjedhor.
“
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka thirrur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor për t’u mbajtur më 6 prill 2022. KOK si institucioni më i lartë sportiv në vend, kërkon që të zbatohen aktet normative të FFK-së bazuar në dispozitat e dala nga Ligji i Sportit. KOK, e ka për obligim të monitorojë Kuvendet e Rregullta të Punës dhe ato Zgjedhore të Federatave Sportive, por jo edhe të interpretojë statutet e Federatave. KOK beson se Federata e Futbollit e Kosovës, si më masivja në vend, do ta kalojë këtë situatë në frymën e “fair-play-it” sportiv
“, shkruan në qëndrimin e KOK-ut rreth situatës së fundit të krijuar në futbollin e këtushëm.
Ndërkohë, klubi i futbollit Vitia e ka paditur sot FFK-në në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve më 6 prill, me paralajmërim prej vetëm një muaji më herët, të cilin e konsideron të kundërligjshëm.
Ky klub e ka kërkuar anulimin e datës së mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.