Në vazhdën e takimeve me bursistët Olimpikë Tokio 2020, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, anëtarët e Bordit Ekzekutiv, Agron Kuka, Shqipe Bajçinca-Brestovci, kanë takuar bursistët e karatesë: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Fortesa Orana dhe Orges Arifi, të cilët shoqëroheshin nga trajnerja e tyre, Shqipe Zogiani.
Temë e diskutimit ishte performanca dhe përgatitjet e karateistëve në rrugën drejt Tokio 2020.
U bisedua edhe për pjesëmarrjen e deritashme në gara dhe për garat në vijim që shërbejnë për të fituar pikë Olimpike.Drejtuesit e KOK-ut, biseduan edhe me Arifin, i cili së fundi vendosi të garojë për Shqipërinë.