Ish sulmuesi i Milanit, Romës, Paris Saint Germain, Jeremy Menez ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me klubin italian Reggina.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit, Luca Gallo.
“Tash mund të konfirmoj që Jeremy Menez është një lojtar i Regginas, ne jemi pajtuar për një kontratë 3-vjeçare”, ka thënë presidenti i Regginas.
Menez ka ndërprerë kontratën me ish klubin e tij Paris FC, e ku më pas i është bashkuar Regginas.
Reggina së fundmi është ngjitur në Serie B dhe Menez është transferimi i parë i skuadrës.