KLSH: 615 milionë euro dëm! Raporti për 158 kontrolle gjatë vitit 2021

0
KLSH: 615 milionë euro dëm! Raporti për 158 kontrolle gjatë vitit 2021
Gjigandi

Mbi 615 milionë euro është dëmi ekonomik në buxhet për vitin 2021. Shifra shqetësuese është zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për buxhetin të depozituar tashmë në Kuvend.

Pjesa më e madhe e tij, (74.5 mld lekë) gati 55.4 miliardë lekë ka ardhur si pasojë e efekteve negative me përdorim joeficent të shpenzimeve dhe të ardhura të munguara në buxhet, ndërsa pjesa tjetër prej 19.1 miliardë lekë llogaritet dëm i pastër ekonomik për buxhetin.

Shkeljet me efekte financiare për arkën e shtetit janë evidentuar gjatë 158 auditimeve të kryera në 205 subjekte në nivel vendor e qendror, kryesisht në abuzimet me investimet publike si dhe ato në fushën e pagave e sigurimeve shoqërore, ku dëmi ekonomik për të dyja së bashku arrin në 27,6 miliardë lekë.

Ndërsa niveli i dëmit nga abuzimet në dogana dhe nga mosrealizimi i të ardhurave nga tatimet llogaritet në rreth 42.5 miliardë lekë.

Në fushën e prokurimeve publike, që sipas KLSH-së një ndër më me risk për buxhetin janë konstatuar një sërë problematikash në përgatitje dokumentacioni, zbatim kontrate e deri në zhvillim projektesh pa pasur fonde të planifikuara në dispozicion. Efekte në buxhet prej këtyre parregullsive llogariten në 130 milionë euro.

RonaTyra

Shkelje me dëme janë konstatuar edhe në auditimin e fondeve për përballimin e pandemisë Covid 19 thuhet në dokumentin voluminoz, një pjesë e tyre sipas tij janë edhe pa zhvilluar procedura prokurimi dhe me negocim të drejtpërdrejtë.

Shqetësime KLSH ngre edhe për administrimin e pronës publike, pasi në auditimin e Financave KLSH ka konstatuar mangësi në monitorimin e kontratave të qirasë 1 euro, që sipas tij janë shpallur fitues subjekte që nuk përmbushin kriteret për burimin e financimit të investimit të deklaruar. Të ardhurat e munguara nga keqadministrimi i pronës shtetërore thuhet në raport arrijnë shifrën e rreth 130 milionë eurove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu