Katër persona që udhëtonin me automjet nuk i janë bindur urdhrit të policisë që ishte stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit.
Gjatë orëve të natës të së premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë larg ku kanë braktisur automjetin dhe duke u larguar në drejtim të paditur.
Sakaq, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarakë, ndërsa prokuroria e Matit ka nisur hetimet.