Një i ri po hetohet nga policia për një sulm të rëndë ndaj një punonjësi të restorantit McDonald në Hong Kong, pasi nuk kishte toleruar këshillën për të vënë maskën e fytyrës, sipas udhëzimeve për mbrojtjen nga koronavirusi.
Pamjet e pazakonta që tashmë janë bërë virale në rrjet tregojnë darkuesin që nis të sulmojë me grushte punonjësin para se ta shtyjë përtokë dhe të vazhdojë ta godasë me shkelma.
Mediat thonë se punonjësi po trajtohet në spital për plagë në fytyrë. Incidenti ndodhi dje në zonën e Shan King në qendër të Hong Kong.
Burri hyri në restorant për të porositur kur punonjësi i kërkon të veshë mbulueset e fytyrës.
Restoranti kishte refuzuar më herët të shërbente klientë të tjerë që nuk mbanin maskë apo që tregonin shenja ethesh.
Pas kërkesës së punonjësit klienti i zemëruar shihet që hyn brenda banakut të restorantit duke e goditur dhe duke e shtyrë përtokë.
Pas sulmit brutal sulmuesi i shoqëruar nga një zonjushë misterioze doli me nxitim nga restoranti dhe hipi në një makinë, që me sa duket e priste jashtë.
Një zëdhënës i kompanisë McDonald tha se restorantet do të vazhdojnë të zbatojnë masat anti-virus të qeverisë duke refuzuar shërbimin për klientë që nuk zbatojnë udhëzimet.
Burimi: top-channel.tv