Ministria e Shëndetësisë po mbrohet fort kundrejt kërkesave të shumta nga institucionet e futbollit për të rinisur sezonin e ndërprerë, sidomos Serinë A, i cili, përveçse gropës ekonomike, do të linte pa punë 300 mijë punonjës, që janë pjesë e klubeve të Serisë A dhe B.
Ministria e Shëndetësisë, por edhe ministri i Sporteve, papritur janë vënë me shpatulla pas murit nga ekspertët mjekësorë, të cilët janë gati që të japin OK-in e tyre, vetëm nëse Liga pranon paktin:
“Në rastin e parë që shfaqet një lojtar i infektuar në sezon e sipër, të ndërpritet gjithçka”.
Por këtë Liga nuk e do duke menduar dhe propozuar shembullin gjerman: “Karantinimin e lojtarit pozitiv dhe kampionati të vazhdojë”.