KLANI KRIMINAL REXHMATI/ Vëllezër, dajë e nip në funksion të transportit të milionave euro cash

0
Gjigandi

 

Zbulohet lidhja e vëllezërve Rexhmati me Edison Gjanën në Bruksel dhe me shoferin e kapur në Horgosh, Mustafa Brati.

Data 25.08.2021 ishte dita kur në “rrjetën” e organeve ligjzbatuese të Serbisë ra autobusi me targë AA633XJ i kompanisë Pati Travel. Kontrolli i imtësishëm i doganierëve në pikën kufitare të Horgosh zbuloi një sasi prej 100.000 eurosh cash që po vinin për në Shqipëri nga Belgjika.

Dogana serbe e quajti sukses operacionin, ndërsa pala shqiptare heshti.
Por si ishte ndërtuar ajo rrugë që u nis nga Brukseli në drejtim të Tiranës?
Autobusi i nisur nga Tirana, pas një ndalese në Brukses, mori rrugën e kthimit. Në timonin e autobusit ndodhej shoferi Mustafa Brati. Ky person, z. Brati është lidhje familjare e Edison Gjanës, njeriut të vellëzerve Rexhmati në Bruksel.

RonaTyra
Edison Gjana, personi që sistemoi ngarkesën e lekëve në autobus

Detyra e Edisonit është që të sistemojë ngarkesën e lekëve në autobus në vënde të posaçme. Në rrugën e kthimit, diçka shkoi keq. Në çantat personale të Mustafa Bratit u gjetën 100.000 euro.

Mustafa Brati, shoferi që iu gjetën 100 mijë euro në çantat e tij

Kjo nuk ishte as e para dhe as e fundit rrugë e Vullnet dhe Patriot Rexhmatit të cilët ditët me fat kanë ditët e para të janarit, aty ku të ngarkuara vinë miliona euro dhe paund.
Edhe pse një përfaqësues i familjes Rexhmati i mohon këto fakte, provat janë prova
Në kushtet kur kemi publikisht një rast të konfirmuar, shteti shqiptar do duhej të vihej në lëvizje. Cështë kjo kompani që me 5 vite aktivitet numëron dhjetra autobusë me vlerë miliona euro?
Të kujt janë paratë që transportojnë vëllezërit Rexhmati?
Për të gjitha këto pyetje, redaksia e Illyridium Media Group iu drejtua me një shkresë zyrtare sektorit të krimit ekonomik financiar në Policinë e Shtetit.

Shkresa zyrtare e Illyridium Media Group për sektorin e krimit ekonomik financiar në Policinë e Shtetit

Gazetarët tanë nuk do ndalen ditë pas dite në zbulimin e plotë të skemës kriminale të vëllezërve Rexhmati, të cilin lekun e pisët që qeveria do ta amnistojë kundrejt taksimit, kërkojnë të futet pa asnjë taksë në xhepat e Vullnet dhe Patriot Rexhmatit.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al, sipas ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi, pa autorizimin e Priza.al, në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit nr. 35/2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu