Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori Pandi Siku

0
Gjigandi

Aktori i mirënjohur shqiptar, Pandi Siku ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 73-vjeçare.

Mësohet se Pandi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, teksa frymën e fundit e ka dhënë në SHBA pasi jetonte prej më shumë se 20 vitesh aty. Lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Në teatër deputimin e bëri në dramën  “Toka e jonë” dhe “Bashke me agimin”.

Ka qenë pjesë edhe në shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio në “Zbutja e kryeneces”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi në “Besa”; Pjestar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj.

Filmat ku ka marrë pjesë:

  • 1971: Kur zbardhi një ditë
  • 1973: Brazdat (Ademi)
  • 1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)
  • 1977: Një udhëtim i vështirë (Sokoli)
  • 1978: Kur hidheshin themelet (Mani)
  • 1979: Mysafiri
  • 1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)
  • 1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)
  • 1987: Këmishët me dyllë (Koburja)
  • 1988: Shpresa (Niko)
  • 1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)
  • 1990: Fletë të bardha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu