KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike

0
KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike
Gjigandi

Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka ndikuar dukshëm edhe në çmimet e energjisë elektrike, thotë KESCO në një kumtesë të lëshuar së fundi.

Sipas KESCO, në bursat e rajonit ka ngritje të çmimit qind për qind, nëse e krahasojmë me muajin shkurt, para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndaj si rezultat i kësaj, KESCO bën thirrje, mes tjerash, për kursim të energjisë elektrike, në mënyrë që të përballohet më lehtë sigurimi i rrymës.

“Bazuar në bursën hungareze HUPX, që është referente edhe për importin e energjisë elektrike në Kosovë, gjatë muajit shkurt, para sulmit rus, çmimi ka qenë rreth 250 euro për megavat për energji elektrike në kohën e pikut, të cilën kryesisht e blen Kosova, ndërkaq tani çmimi mesatar sillet afro 500 euro për megavat.

Këto lëvizje negative kanë korresponduar me përkeqësimin e motit te ne. Kjo ka bërë që kërkesa për konsum të energjisë elektrike në Kosovë të rritet dukshëm. Pasi që kërkesa e tejkalon prodhimin vendor, atëherë ne duhet detyrimisht ta importojmë sasinë e nevojshme nga jashtë. Çdo rritje e kërkesës në këto rrethana, pra secili megavat që i shtohet sistemit, duhet të sigurohet nga importi i energjisë elektrike, që me çmimet aktuale është shumë i pafavorshëm, edhe kur krahasohet me dy muajt e parë të këtij viti, kur u shënua një rënie e çmimeve.

RonaTyra

Prandaj, në këto rrethana kursimi i energjisë elektrike dhe shfrytëzimi racional i saj nga të gjithë konsumatorët është i mirëseardhur. Duke vepruar kështu, secili do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë sistemit elektroenergjetik në Kosovë që ta përballojë sa më lehtë këtë situatë të krijuar. Koordinimi i veprimeve të përbashkëta në mes të aktorëve të sistemit dhe konsumatorëve.

Pra, bashkimi i forcave për të mirën e përbashkët bën që secila krizë të tejkalohet shumë më lehtë. Ky kursim është jetik të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, kur priten temperatura të ulëta, përderisa pas disa javësh me kalimin e dimrit rriten temperaturat dhe zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike, si dhe ka mundësi të mbulohet edhe nga prodhimi vendor”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu