Kërcet grushti në Vlorë, 4 persona zihen për motive banale

0
Gjigandi

Një konflikt ka ndodhur në Vlorë mes disa personave.

Dyshohet se shtetasit me iniciale A. B., 29 vjeç, K. G., 20 vjeç, L. P., A. A., dhe disa shtetas të tjerë janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 64 vjeç, banues në Orikum, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

RonaTyra

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokuori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 17 vjeç dhe E. Gj., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, në Ksamil, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokuori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 29 vjeç dhe K. G., 20 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit L. P., A. A. dhe disa shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar. Punohet për identifikimin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu