Këngëtarja serbe, Tea Tairovic ka krijuar kaos në skenën e muzikës në Serbi me albumin e saj të ri “Balkanija”, të cilin e publikoi pothuajse pa paralajmërim.
Edhe pse të gjitha këngët e saj u bënë hite, dhe në 48 orë ajo tashmë ka disa milionë shikime në YouTube, kënga “Dubai” ishte ajo ra në sy.
Kurir.rs
, kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.
Foto: Ami Dzi Sou
Ajo që është interesante është se kjo këngë në origjinal është interpretuar nga Ronela Hajati, e cila njihet edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e sivjetmë në Torino.
Foto: Ronela Hajati/Eurovision/YouTube
Ronela që nuk kaloi në finale të kompeticionit, shkaktoi një skandal të vërtetë kur në fund të performancës së saj tregoi shenjën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe.
Performanca e saj, duhej të dukej krejtësisht ndryshe, por në momentin e fundit asaj iu desh të ndryshonte konceptin e së njëjtës, i cili ishte shumë i qartë sipas rregullave të Eurovisionit.
Ndërkohë, në albumin e Tairovic, të gjitha këngët janë ripërpunim të hiteve bullgare, greke dhe shqiptare.
Foto: Damir Dervisagic/ Instagram
Ndryshe, siç pohojnë burimet e afërta me artisten për këtë këngë ajo ka paguar 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.
Kujtojmë,
Kurir.rs
ka shkruar se Tairoviq është një nga këngëtaret më të angazhuara në skenën serbe- merr 5000 euro për një performancë, pa bakshish dhe kur kjo shumëzohet me pesëdhjetë e dy shfaqje, të cilat tashmë janë planifikuar për verën, arrijnë në 260.000 euro.
/abc24.al/
Foto: Tea Tairovic/Instagram