Kejvina pranon se goditi Luizin por nuk pendohet

0
Gjigandi

U përfol se gjatë debatit midis Luizit dhe Kejvinës, kjo e fundit e ka goditur me shuplakë. Në televizion sigurisht nuk u dha asgje dhe ende nuk qarkullojnë video të këtij momenti nëpër rrjetet sociale.

Por, në oborr pikërisht për këtë temë po fliste Dea Mishel dhe Kejvina.

Dea thotë se një shpullë nga vajza për djalin nuk i duket e tmerrshme dhe Kejvina përsërit disa here se ajo nuk është penduar fare po fare për shpullën ndaj Luizit.

Po ashtu, ajo e ka qëlluar atë me cigaren elektrike, gjë që është pranuar sot nga disa banorë, përfshirë edhe Luizin.

Po ashtu, një deklaratë e bërë nga Kejvina është ajo që ka irrituar shumë njerëzit. Përveçse i tha Luizi se nuk meriton as të marrë frymë, ajo i ka përmendur edhe të atin e ndjerë. Një deklaratë që me të drejtë ka mërzitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe që kalon çdo limit debati dhe loje.

RonaTyra

“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare.

Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.

Nga ana tjetër Luizi shpjegoi arsyen e këtij reagimi për shkak të shpërthimeve të herëpashershme të modeles në drejtim të tij.

Në shenjë proteste shumë njerëz kanë nisur ta heqin Kejvinën në rrjetet sociale, duke e bllokuar, reportuar, apo mos e ndjekur më. Nga një vëzhgim i thjeshtë i yni nga mbrëmja e djeshme pas debatit deri sot ajo ka humbur të paktën 3 mijë ndjekës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu