Prestigjiozja franceze rrëfen katastrofën e Lyon-it përmes rekordit të zi të trajnerit të kombëtares shqiptare

0
Gjigandi

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka nisur inspektimin e lojtarëve tanë në terren. Më saktësisht, ka zbarkuar në Itali për të ndjekur nga afër dhe biseduar me legjionarët që luajnë atje. Pra, e ka nisur me vrull detyrën që ka marrë përsipër.

Kuptohet, braziliani nuk ka ndonjë CV për t’u admiruar si trajner, konsiderohet një “bast” i madh i presidentit Armand Duka, por nuk mund të paragjykohet. Do të jenë rezultatet në stolin e Shqipërisë, në kualifikueset e “Euro 2024”, ato që do t’iu japin përgjigje dilemave dhe pandehmave të kujtdo.

Sidoqoftë, ditën e sotme, prestigjiozja sportive franceze “L’Equipe” e ka marrë trajnerin tonë kuqezi si referencë negative për të dëshmuar punën e dobët të ish-kampionit të botës, Laurent Blanc, në stolin e Lyon. Ja shkrimi i plotë i saj, që indirekt nxin trajnerin e ri të kuqezinjve, Sylvinho:

“OL regjistroi humbjen e katërt në nëntë ndeshje kundër Strasburgut, të shtunën, që nga ardhja në stolin e tij drejtues të Laurent Blanc. Një ecuri e dobët, ashtu si e brazilianit Sylvinho më 2019, i cili më pas u shkarkua.

RonaTyra

Me humbjen e OL të shtunën në stadiumin ‘Groupama’ kundër Strasburgut (1-2) si pjesë e javës së 19-të të Ligue 1, Laurent Blanc është trajneri i dytë që humb katër nga nëntë ndeshjet e tij të para në kampionat me Lyon, në shekullin e 21-të, pas Sylvinhos në vjeshtën e vitit 2019. Braziliani ishte shkarkuar pas ndeshjes së nëntë, duke u larguar me rekordin e zi prej vetëm nëntë pikësh.

I emëruar më 10 tetor, kampioni i botës më 1998, katër herë kampion i Francës në stolat e Bordo dhe PSG, ka një rekord pak më të mirë se Sylvinho, me 11 pikë për të njëjtin numër ndeshjesh (9).

Për krahasim, në të njëjtën pikë të kampionatit të kaluar, paraardhësi i tij Peter Bosz kishte grumbulluar 13 pikë (dy humbje). Sa i përket Rudi Garcia, i emëruar në tetor 2019, ai kishte grumbulluar 16 pikë në 9 ndeshje, pavarësisht tri humbjeve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu