Katie Price është fotografuar duke shfaqur gjoksin e saj të ri dhe duke ngrënë misër së bashku me të fejuarin Carl Woods gjatë ditës së tyre të fundit në Tajlandë.
Ylli 43-vjeçar, e cila ndodhet në ishullin turistik luksoz të Koh Samui, dukej e djegur nga dielli teksa shijonte ditën e saj të fundit duke ngrënë misër përkrah Carlit, shkruan
The Sun
.
Ish-modelja magjepsëse dukej dukshëm më e errët në pjesë të trupit dhe fytyra e saj ka mbetur me një nxirje të kuqe nga rrezitja.
Foto: BACKGRID UK
Katie, e cila i ka kaluar javët e fundit duke marrë rreze dielli në plazhet me rërë, shfaqi pamjen e saj të djegur nga dielli teksa shijonte një sërë pjatash tajlandeze.
E veshur me një bluzë të verdhë, modelja u dha fansave një paraqitje të shkurtër të tatuazheve të saj të reja në parakrahët e saj, të cilat gjithashtu ishin nxirë në mënyrë dramatike.
Foto: BACKGRID UK
Ndërkohë, në të njëjtën varkë ndodhej edhe Carl, i cili dukej po aq i djegur nga dielli në postimin e tij të fundit në Instagram.
Kjo vjen paraqitje e modeles britanike vjen pasi Katie u tregoi fansave tatuazhin e ri që kishte shtuar së fundmi.
Foto: BACKGRID UK
Ajo ka realizuar dy tatuazhe në udhëtimin e saj në Tajlandë – i pari mbuloi parakrahun e saj me lule në atë që mendohet të jetë një dedikim për nënën e saj të sëmurë, Amy.
Por ish-modelja magjepsëse tani ka një tatuazh të dytë në krahun e saj të majtë, i cili është dedikim për fëmijët e saj: Harvey, 19 vjeç, Junior, 16 vjeç, Princess, 14 vjeçe, Jett, tetë dhe Bunny, shtatë vjeç.
Foto: BACKGRID UK
Katie është e mbuluar me tatuazhe – ajo gjithashtu ka një fotografi të madhe të fytyrës së Carl-it si tatuazh në trupin e saj.
Në fotografitë me bikini nga plazhi, Price ka zbuluar edhe dukjen e re të gjoksit të saj, i cili tashmë është gjigant pas operacioneve të shumta plastike që ka kryer në të.
/abc24.al/
Foto: BACKGRID UK