Ylli i “Dawson’s Creek” konfirmoi me një sesion fotografik për revistën
“People”
se ajo dhe muzikanti, Bobby Wooten III, po shijojnë një lidhje dashurie.
Holmes, 43-vjeçare, dhe Wooten, 33-vjeçare, u panë duke u puthur me pasion të enjten në Central Park – kështu që marrëdhënia e tyre duhet të jetë tashmë serioze.
Ata po ecnin dorë për dore e në disa raste me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit.
Katie Holmes (Foto: The Image Direct)
Revista raportoi se çifti përfundimisht u larguan nga parku për të vizituar Muzeun “Guggenheim”.
Wooten është një kompozitor i nominuar për “Grammy”, i cili mund të njihet më së miri si basisti në “American Utopia”.
Kjo është romanca e parë publike e Holmes që kur ajo dhe shefi i kuzhinës, Emilio Vitolo Jr., u ndanë në maj 2021 pas rreth tetë muajsh lidhje.
Bobby Wooten III (Foto: Instagram)
Para ndarjes së tyre, Page Six raportoi se marrëdhënia kishte filluar të shkonte drejt fundit.
Para Vitolo, Holmes ishte në lidhje me Jamie Foxx për gjashtë vjet dhe e martuar me Tom Cruise nga 2006 deri në 2012.
Ajo ndan vajzën 16-vjeçare, Suri, me Cruise.
/abc24.al/
Katie Holmes (Foto: Getty Images)