Klubi i volejbollit Kastrioti nga Ferizaj rikthehet me fitore në garat e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll.
Pas tre muaj pushimi për shkak të pandemisë Covid 19, më në fund rinisin garat edhe në volejbollin femëror.
Kastrioti shënon fitore me rezultat 3:1 (23:25, 25:17, 25:14, 25:16) në konak të Skenderajt dhe importon tri pikët e para.
“Pas pauzës së gjatë sot zhvilluan ndeshjen e parë ku me plot meritë arritëm fitore me rezultat 3:1 në sete. Fitore shumë e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, vazhdojmë tutje”, thuhet nga KV Kastrioti.