Kapiteni i kombëtares gjermane filmohet duke kënduar këngë nacionaliste kroate

0
Gjigandi

Kapiteni i Bajern Mynihut dhe i kombëtares gjermane në futboll, Manuel Neuer, u filmua duke kënduar një këngë të diskutueshme gjatë pushimeve në Kroaci.

Në videon që u shpërnda në mediat sociale, Neuer shihet me një grup burrash në një plazh duke kënduar “Lijepa li si” (E bukur je).

Kjo këngë i referohet Herceg-Bosnjës, një zone në Bosnje dhe Hercegovinë, të pretenduar nga nacioanlistët kroatë në vitet 1990, të cilët mbështeteshin nga Qeveria në Zagreb gjatë luftërave në Ballkan.

Neuer aktualisht është në pushime në Kroaci me trajnerin e tij të portierëve, Toni Tapalloviq, raporton BBC.

Tapalloviq ka lindur në Gjermani, por është me origjinë kroate.

RonaTyra

Nuk është e qartë nëse Neuer i ka kuptuar fjalët e këngës.

Menaxheri personal i tij i tha gazetës Bild se ai nuk flet kroatisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu