Kapet hajduti serial, n­ë Tiranë, vjedhja që kishte kryer

0
Kapet hajduti serial, n­ë Tiranë, vjedhja që kishte kryer
Gjigandi

Një hajdut serial, i shpallur në kërkim  për disa vjedhje në banesa ka rënë në prangat e policisë.

Policia bën me dije se i arrestuari është një 45-vjear, i cili dyshohet të ketë gisht në 5 raste të vjedhjeve në banesa.

S. (M)., 45 vjeç, banues në Reps, Mirditë, i shpallur në kërkim për vjedhje, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit, konkretisht:

* Më datë 01.10.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur sende me vlerë në banesën në pronësi të shtetasit G. A.;

*Po në datë 01.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit M. K.;

RonaTyra

* Më datë 16.10.2022, në rrugën “Bill Klinton”, ka vjedhur kasafortën me vlera monetare në pronësi të shtetaset D. B.;

*Më datë 10.02.2022, te “Liqeni i Thatë”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit L. M.;

*Më datë 09.04.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit N. K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu